17 fëmijë shqiptarë kanë mbetur jetim në dorë të ISIS

26.11.2015 20:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
17 fëmijë shqiptarë kanë mbetur jetim në dorë të ISIS

17 fëmijë shqiptarë kanë mbetur jetim në Siri, pasi baballarët e tyre janë vrarë gjatë luftimeve si pjesë e organizatave terroriste të ISIS’it. “ABC News” ka mësuar se besimtarët myslimanë shqiptarë, që i janë bashkuar luftëtarëve në Siri, nuk kanë sakrifikuar vetëm jetën e tyre, por edhe të fëmijëve, të cilët i kanë marrë me vete.
Sipas burimeve pranë Policisë së Shtetit dhe institucionit të Shërbimit Informativ Shtetëror, rezulton se gjatë luftimeve në Siri e Irak nga viti 2012 e deri më tani janë vrarë 14 shtetas shqiptarë.

Nga të dhënat e dosjes, rezulton se 7 prej këtyre viktimave janë larguar drejt Lindjes së Mesme së bashku me familjet e tyre. Referuar këtyre të dhënave, rezulton se 7 të vrarët kanë lënë pas bashkëshortet dhe 17 fëmijë jetim.

Në mesin e fëmijëve jetim, thuhet në dosje, vetëm 3 prej tyre janë të moshës madhore ndërsa 14 fëmijët e tjerë janë të mitur.

Burimet thonë se bashkëshortet e këtyre të vrarëve, nga kontaktet me familjarët e tyre në Shqipëri, kanë shprehur dëshirën për t’u kthyer por që nuk i lejojnë për shkak të bllokimit të pasaportave.

Gjithashtu, thuhet se fëmijët e rritur janë angazhuar në luftime ndërsa të miturit gjatë ditës ndjekin mësime fetare. Në dosje, thonë burimet, rezulton se përveç fëmijëve jetim, të vrarët kanë lënë edhe prindërit të cilët i kanë marr me vete.

Në mesin e tyre është Sherif Taushani, i cili mendohet se është vrarë dhe se ka lënë në Siri bashkëshorten, 3 fëmijët dhe dy prindërit e tij. Ndërsa Shkëlzen Dumani krahas dy fëmijëve jetim ka lënë në Siri edhe nënën e tij, e cila kishte shkuar për ta bindur atë të kthente fëmijët në Shqipëri.

Në dosje nuk jepen detajet e vendbanimeve të tyre, por dyshohet se bashkëshortet dhe fëmijët e të vrarëve janë në qytete të ndryshme të Sirisë dhe Irakut. Aty renditen vetëm emrat e të vrarëve, fëmijëve të tyre dhe kohën e largimit drejt Sirisë.

Sipas listës që “ABC News” ka arritur të sigurojë rezulton se i vrari Hamit Muslija është larguar në janar të vitit 2013 nga Shqipëria dhe pas vrasjes ka lënë jetim 4 fëmijë të gjithë të moshës së mitur.

Në moshë të madhe, rezulton se ka lënë jetim 3 fëmijët e tij Hasan Korvafaj i cili është larguar nga Shqipëria në nëntor të vitit 2012.

Nga ana tjetër Diamant Rasha dhe Ervin Hasanaj, që të dy janë bashkuar luftëtarëve të Sirisë në janar të vitit 2013 dhe pas vrasjes kanë lënë secili nga 2 fëmijë të mitur jetim.

Ndërsa Bledian Hamza edhe ky i larguar drejt Sirisë në janar të 2013 ka lënë pas bashkëshorten dhe një vajzë të mitur.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për marrëveshje për presidentin e ri

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për marrëveshje për presidentin e ri

Abdixhiku: Fillimisht dakordësi politike, pastaj emri konkret për presidentin

Abdixhiku: Fillimisht dakordësi politike, pastaj emri konkret për presidentin

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve