Lajmet

“Marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi, të mos shkojë në Kuvend”

25.06.2016 22:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
“Marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi, të mos shkojë në Kuvend”

Njohësit e rrethanave politike në vend vlerësojnë se Marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi, nuk duhet të shkojë në Kuvend ashtu siç është nënshkruar, ngase sipas tyre, do të nxiste situata të reja të pakëndshme. Kohëve të fundit, përveç opozitarëve, kanë filluar të flasin për një rishikim të mundshëm edhe deputetë nga koalicioni qeverisës. Kjo bën që një prej deputetëve të këtij koalicioni që e ka kundërshtoi këtë marrëveshje, të besojë se marrëveshja do të rishikohet.
Shpejtim Bulliqi është deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili ka qëndrim ndryshe prej deputetëve të koalicionit qeverisës sa i përket Marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi. Bulliqi që thotë se flet në emrin personal, shpreh besimin se edhe partia e tij do reflektojë sa i përket kësaj çështje.

“Meqë interesi është që territorit të ruhet, atëherë besoj se nuk ka asnjë arsye që mos të jetë edhe interesi i LDK-së një gjë e tillë. Unë besoj dhe shpresoj shumë në këtë sjellje konsistente dhe institucionale që gjithmonë ka ditur të sillet LDK’ja në momentet e duhura. Besoj që edhe kësaj radhe LDK’ja do të marrë anën e drejtë”, tha Bulliqi.

Një marrëveshje të re me Malin e Zi që nuk do të ishte në dëm të territorit të Kosovës, sipas Bulliqit, do ta votonin në Kuvend të gjitha grupet parlamentare. Ai thotë se në formën aktuale që është, kjo marrëveshje nuk duhet të shkojë në Kuvend për ratifikim.

“Ardhja e saj në Kuvend do të provokonte edhe opozitën, por edhe njerëzit nga pozita të cilët janë të bindur që faktikisht me këtë marrëveshje territori i Kosovës humbë një sipërfaqe relativisht të mirë dhe si pasojë e saj mendoj se është mirë që kjo çështje të kthehet në rinegocim edhe njëherë”, tha Bulliqi për Radio Kosovën.

Edhe profesori i të drejtës kushtetuese, Mazllum Baraliu e sheh të rrezikshme përpjekjen që kjo marrëveshje të ratifikohet në Kuvend në formën që është aktualisht.

“Në asnjë mënyrë. Unë mendoj se do duhej të kemi edhe pjekuri politike edhe sens për vlerësimin e situatës dhe rrethanave edhe nga eksponentë të të gjitha institucioneve, në radhë të parë qeveria, por edhe parlamenti e presidenca, sepse nuk është një çështje e kalueshme lehtë, është një çështje që opinionin publik e ka trazuar në Kosovë dhe e mban qe një vit në tension dhe pakënaqësia është shumë e madhe dhe gabimi është evident, pra lëshimi i territorit”, tha Baraliu për Radio Kosovën.

Profesori Baraliu thotë se duhet të formohet një komision i përbërë me ekspertë, me përfaqësues të qeverisë dhe të opozitës dhe ta ritrajtojnë këtë çështje dhe ta zgjidhin ashtu siç duhet. Për rinegocim të marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, ditëve të fundit kanë folur edhe deputetë të PDK’së e LDK’së.

Sidoqoftë, presidenti Hashim Thaçi i cili e ka nënshkruar këtë marrëveshje si ministër i Jashtëm, ka thënë se marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi, duhet të ratifikohet para se institucionet të shkojnë në pushim, ngase sipas tij, me vonesa, Kosova do ta humb hapin që do t’i kushtojë me një çmim të madh për të ardhmen evropiane të saj.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kjo është lagjia luksoze ku AKP-ja i shiti 2524m² pronë pa tender babait të deputetit të VV-së, Valon Ramadani

Kjo është lagjia luksoze ku AKP-ja i shiti 2524m² pronë pa tender babait të deputetit të VV-së, Valon Ramadani

Gucati: Dritan Goxhaj duhet të na kërkojë falje që foli në emër të luftëtarëve

Gucati: Dritan Goxhaj duhet të na kërkojë falje që foli në emër të luftëtarëve

Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë

Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë

Inspektorët bërthamorë do të rikthehen në Iran, njofton shefi i OKB-së

Inspektorët bërthamorë do të rikthehen në Iran, njofton shefi i OKB-së

Kurti: Kosova është ndërtuar mbi parimet e lirisë, barazisë dhe respektit për dinjitetin e çdo njeriu

Kurti: Kosova është ndërtuar mbi parimet e lirisë, barazisë dhe respektit për dinjitetin e çdo njeriu

Kryesimi irlandez me BE-në kthen në fokus zgjerimin, por pa Kosovën

Kryesimi irlandez me BE-në kthen në fokus zgjerimin, por pa Kosovën

Trump firmos vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme lidhur me Ballkanin Perëndimor

Trump firmos vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme lidhur me Ballkanin Perëndimor

Deficiti tregtar shkon në 544.4 milionë euro në maj 2026

Deficiti tregtar shkon në 544.4 milionë euro në maj 2026

Fushë-Kosova ngrit kapacitetet për ambientin, 4 kamionë të angazhuar për mbledhjen e mbeturinave

Fushë-Kosova ngrit kapacitetet për ambientin, 4 kamionë të angazhuar për mbledhjen e mbeturinave

Kurti: S’kishim nevojë për zgjedhje të reja, së shpejti nisim punën për formimin e institucioneve

Kurti: S’kishim nevojë për zgjedhje të reja, së shpejti nisim punën për formimin e institucioneve

Abdixhiku iu kundërpërgjigjet menjëherë Gazmend Muhaxherit dhe Imri Ahmetit: Sabotues, pres dorëheqjet tuaja

Abdixhiku iu kundërpërgjigjet menjëherë Gazmend Muhaxherit dhe Imri Ahmetit: Sabotues, pres dorëheqjet tuaja

Edhe Imri Ahmeti dhe dega e LDK në Lipjan ia kërkojnë dorëheqjen Abdixhikut nga kreu i partisë

Edhe Imri Ahmeti dhe dega e LDK në Lipjan ia kërkojnë dorëheqjen Abdixhikut nga kreu i partisë

Zyrtarizohet përçarja mes Gazmend Muhaxherit dhe Lumir Abdixhikut – Dega e Pejës kërkon dorëheqje

Zyrtarizohet përçarja mes Gazmend Muhaxherit dhe Lumir Abdixhikut – Dega e Pejës kërkon dorëheqje

Gjendet trupi i pajetë i 5-vjeçarit shqiptar që ishte zhdukur në një lumë në Zvicër

Gjendet trupi i pajetë i 5-vjeçarit shqiptar që ishte zhdukur në një lumë në Zvicër

Mbi 6 mijë qytetarë mbetën pa patentë shoferë gjatë këtij viti

Mbi 6 mijë qytetarë mbetën pa patentë shoferë gjatë këtij viti

Nisin bisedimet e ndërmjetësuara nga SHBA-ja mes Izraelit dhe Libanit

Nisin bisedimet e ndërmjetësuara nga SHBA-ja mes Izraelit dhe Libanit