Duka: Me një ofertë të mirë, De Biasi largohet (Video)

E publikuar: 14/06/2016 20:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i FSHF Armand Duka dhe Traineri i ekipit Kombetar Shqiptar Gianni De Biasi, gjate nje ceremonie festive ne Pallatin e Brigadave, me rastin e kualifikimit te kombetares shqiptare ne France Euro 2016. /r/n/r/nPresident of the Albanian Football Federation Armand Duka and Albania’s coach Gianni De Biasi, during a festive ceremony at the Palace of Brigades, on the qualification of the Albanian national team in France 2016.

Me Shqipërinë që është në kulmin e aventurës në Kampionatin Europian, presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka i kthehet diskutimit rreth së ardhmes së trajnerit Gianni De Biasi. Gjatë një interviste për italianen Sky Sports, kreu i FSHF-së deklaroi se në rast të një oferte joshëse, nuk do ti krijojë pengesa teknikut.

“Përpara Europianit ramë dakord që të mos mendonim ose të flisnim për të ardhmen. Po zhvillohet një turne shumë i rëndësishëm për ne të gjithë. Trajnerit i thashë prej fillimit, se në rast të një oferte joshëse për karrierën e tij, do ta linim të lirë të largohej”.

Presidenti Duka foli edhe për ecurinë dhe ambiciet e Kombëtares në Euro 2016.

“Pas humbjes në debutim me Zvicrën, ndeshja ndaj Francës është mjaft e rëndësishme për ne. Do të japim gjithçka. Është një kundërshtar mjaft i fort, por shpresojmë të paraqitemi mirë. Nuk kemi asgjë për të humbur. Nëse marrim rezultat pozitiv, shumë mirë. Por, edhe nëse nuk e kalojmë grupin jemi të kënaqur me pjesëmarrjen”.

Në fund, drejtuesi më i lart i futbollit shqiptar dha edhe një vlerësim për Kombëtaren kuqezi.

“Kjo është skuadra më e fort e Shqipërisë, sepse pjesëmarrja në Kampionatin Europian është një arritje që nuk e kishim realizuar asnjëherë më parë”.