Oneplus befasoi tregun në vitin 2014 me një celular me parametra shumë të larta dhe çmim të lirë, aq sa u detyrua ta shesë produktin vetëm me ftesa, pasi nuk kishte për të gjithë blerësit që e kërkonin.
Kjo gjë ka ndryshuar këtë herë. Oneplus njofton se shitjet do të fillojnë më 14 Qershor dhe blerjen mund ta kryejë kushdo që do të futet në faqen e tyre.
Ajo që dihet deri tani për parametrat, është që do të ketë ekran 5.5″ Amoled Full HD, Procesor Snapdragon 820, 4 GB RAM, 64 GB memorie të brendshme, kamera 16 MP dhe 8 MP, bateri 3000 MAH dhe Android 6.01.
Ndërkohë, çmimi për celularët që Oneplus ka aktualisht në shitje është ulur me 50 dollarë.
Oneplus 3 njofton datën e shitjes, ndryshimin për ftesat