Sport

“Vëllezërit Aliu” fitues të turneut humanitar që u organizua nga rotaraktorët gjilanas

30.05.2016 13:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
“Vëllezërit Aliu” fitues të turneut humanitar që u organizua nga rotaraktorët gjilanas

KF “Vëllezërit Aliu” janë fitues të turneut humanitar që u organizua nga rotaraktorët gjilanas. Ekipi në fjalë mundi në finale KF “Stanqiçi”, me anë të penalltive. Ishte një finale dramatike që në kohën e rregullt përfundoi me rezultat të barabartë 2-2, ndërkohë që vazhdimet nuk prekën këtë rezultat për ta bërë edhe më dramatike këtë finale, pasi fituesi do të përcaktohej përmes penalltive.
Dhe ekzekutor më të mirë të penalltive dolën të jenë lojtarët nga ekipi “Vëllezërit Aliu”, për t’u shpallur fitues. Përndryshe në këtë turne morën pjesë 16 ekipe Përndryshe, Ilmi Hajdini, kryetar i RCT Anamorava (e sponsoruar nga Klubi Rotarian i Gjilanit), ka thënë se kanë organizuar këtë turnirë humanitar, në bashkëpunim edhe me Njësitin për Sport dhe Shoqatën e Referëve, me qëllim të grumbullimit të mjeteve që bashkë edhe me ato të donatorëve do të shërbejnë për një qëllim human.
Ai tha se edhe ky aktivitet i rotaraktorëve është në vazhdën e projekteve që po i organizojnë të rinjtë rotarian në shërbim të qytetarëve, dhe edhe në këtë rast, të këtij turneu humanitar, është bërë me qëllim që të mblidhen mjete që bashkë edhe me ato të donatorëve do të sigurohen pako ushqimore për familjet nevojtare. Tani pas përfundimit të turneut me mjetet e grumbulluara do të bëhen gati pakot në fjalë dhe do të shpërndahen për familjet e skamnorëve, për Muajin e Ramazanit.
Hajdini ka falënderuar të gjithë rotaraktorët që kanë punuar me zell që ky turnirë të organizohet suksesshëm, por edhe RC Gjilanin për mbështetjen e vazhdueshme, sikur që ka falënderuar edhe bashkëpunëtorët e këtij turneu, ekipet pjesëmarrëse, referët si dhe donatorët që kanë përkrahur këtë projekt humanitarë të rotaraktorëve
Përndryshe, të gjithë ekipet pjesëmarrëse të këtij turniri humanitar janë nderuar me mirënjohje nga organizatori, ndërsa fituesi edhe me kupë.
dri-muja53900575_n

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

“Unitet, Çlirim, Krenari” – mesazh i fortë i “Dardanëve” në “Fadil Vokrri”

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Vazhdojnë telashet e Anglisë në Kupën e Botës: Hajant vjedhim pasijet stërvitore

Vazhdojnë telashet e Anglisë në Kupën e Botës: Hajant vjedhim pasijet stërvitore

Arianit Ahmeti fiton rastin ndaj Agim Ademit edhe në shkallën e dytë

Arianit Ahmeti fiton rastin ndaj Agim Ademit edhe në shkallën e dytë

Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’