162 raste të reja me koronavirus brenda ditës në Kosovë

E publikuar: 19/08/2020 15:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka publikuar raportin ditor të viktimave, rasteve të reja dhe të shëruarve me koronavirus.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 162 raste të reja me koronavirus. Sipas IKSHPK-së, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus ka arritur në 11 mijë e 848.Përderisa gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 122 persona dhe numri i përgjithshëm është 7 mijë e 684.