16 vjet nga masakra e Belegut

E publikuar: 29/03/2015 11:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjashtëmbëdhjetë vjet më parë, forca të shumta policore, ushtarake dhe paramilitare serbe, bënë masakër në fshatin e Belegut.

Aty u vranë dhe u masakruan 46 shqiptarë, dhe është njëra prej masakrave më të mëdha që është kryer nga forcat paramilitare serbe.

Sot e kësaj ditë fati i 33 të pagjeturve të këtij fshati si dhe fshatrave të tjera të Komunës së Deçanit, mbetet ende i pa zgjidhur.

Forcat paramilitare serbe 16 vite më parë filluan një ofensivë të egër ndaj popullatës së Irzniqit dhe Belegut. Kjo pasi një ditë më parë ata pësuan humbje nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Sot, në kompleksin memorial të këtij fshati do të bëhen homazhe dhe do të vendosen kurora lulesh.

Në kuadër të kësaj dite do të promovohet edhe libri “Rrëfime për Masakrën e Belegut” e autorit Endrit A. Binakaj./KosovaPress/