Ky është momenti kur një familje e tërbuar e ka shkatërruar një varr për të ndihmuar një adoleshente të vdekur, e cila është “zgjuar” në arkivol.
Neysi Perez,e cila ishte tre muajshe shtatzënë, raportohet se ka rënë pa ndjenja, pasi është zgjuar gjatë natës dhe ka dalur jashtë për të përdorur tualetin, në shtëpinë e saj në La Entrada, të Hondurasit Perëndimor.
Besohet se ajo është rrëzuar gjatë një sulmi të panikut, pasi dëgjoi një breshëri me të shtëna armësh.
Por, kur adoleshentja filloi të nxirrte shkumë nga goja, prindërit e saj religjiozë e kanë lajmëruar priftin lokal, pasi besonin se ajo ishte pushtuar nga ndonjë shpirt djallëzor.
Të afërmit kanë thënë se prifti është munduar ta çlirojë nga shpirti i keq, por me vonë ajo i humbi ndjenjat dhe me urgjencë është dërguar në spital, nga ku mjekët e shpallën të vdekur.
Neysi është varrosur me fustanin e saj të martesës, me të cilin së fundmi është martuar.
Një ditë pas funeralit, bashkëshorti i saj Rody Gonzales ishte duke e vizituar varrin e saj , kur dëgjoi goditjet dhe ulërimat nga brendësia e varrit të betonit, dhe e ngriti alarmin.
Pamjet tregojnë anëtarët e dëshpëruar të familjes duke e thyer betonin e varrit, dhe duke e nxjerrë jashtë arkivolin për të provuar ta ringjallin.
Për një televizion lokal Gonzales ka thënë: “Kur e kam vendosur dorën time në varrin e saj, kam mundur të dëgjoj zëra nga brenda. Dëgjova goditjet dhe më pas zërin e saj. Ajo po ulërinte për ndihmë”.
“Veçse ka kaluar një ditë që kur ne e kemi varrosur atë. Nuk mund ta besoja. Unë isha i mahnitur. Plot me shpresë”, shtoi ai.
Edhe punëtori i varrezës, Jesus Villanueva, ka thënë se edhe ai po ashtu kishte dëgjuar zëra që vinin nga varri.
“E binda veten se zërat vinin nga diku tjetër. Nuk e imagjinoja kurrë se ishte dikush i gjallë aty”, ka deklaruar ai.
Neysi Perez është dërguar në spitalin më të afërt në San Pedro Sula. Por edhe pse mjekët tentuan ta ringjallnin, testet e bëra tregonin se ajo ishte klinikisht e vdekur.
Doktoresha Claudia Lopez deklaroi: “E gjithë familja nxituan brenda, për pak sa nuk e thyen derën, duke e mbajtur vajzën në arkivol. Unë i thash ta vendosin atë në shtrat. Secili pretendonte se ajo ishte gjallë, kështu që unë i aplikova të gjitha procedurat e nevojshme”.
“Ne i provuam të gjitha mënyrat por vajza ishte e vdekur. Ata e vendosën atë në arkivol dhe e dërguan sërish në varreza”.
Mjekët besojnë se vajza ka pësuar disa sulme paniku, të cilat mund ta kenë ndaluar aktivitetin e zemrës së saj përkohësisht.
Hipoteza tjetër është që ajo përjetoi një sulm katapleksi, një humbje e përkohshme kjo e funksionimit të muskujve, e shkaktuar nga një stimul i fortë emocional, si stresi apo frika, gjatë së cilës viktima është plotësisht e vetëdijshme por nuk mund të lëvizë.
Më pas ajo mund të ketë vdekur nga mungesa e oksigjenit, meqë është zgjuar brenda arkivolit të mbyllur.
Kushërira e saj, Carolina Perez ka thënë: “ Kur e nxorëm nga varri, e vendosa dorën në trupin e saj. Ajo ishte ende e ngrohtë dhe unë e ndjeva rrahjen e zemrës së saj duke u venitur”
“Kishte gërvishtje në ballin e saj dhe mavijosje në gishta. Dukej sikur ajo në mënyrë të dëshpëruar e ka lënduar vetën duke kërkuar të dilte nga arkivoli”, deklaroi Carolina.
Edhe nëna e saj Maria Gutierrez, me vendosmëri mendon se vajza e saj është varrosur e gjallë, dhe i fajëson mjekët që janë treguar shumë të shpejtë për të nënshkruar çertifikatën e saj të vdekjes.
“Mjekët e deklaruan atë të vdekur, por të gjithë përreth meje vazhdimisht më thonin se ajo nuk ishte. Ajo nuk dukej si të kishte vdekur”
“Edhe pas një dite të tërë në varr, ngjyra e trupit të saj ishte normale, nuk kutërbonte erë, ajo dukej sikur ishte në një gjumë të thellë. Trupi i saj ishte ende fleksibil. Pra, ishte e pamundur që ajo të kishte qenë e vdekur për aq orë”, transmeton Klan Kosova.
“Të gjithë ne ishim shumë të lumtur. Pasi është deklaruar e vdekur për aq kohë, të gjithë po thonin se ajo është rikthyer në jetë. Mendoja se do ta rikthej vajzën time sërish”, ka përfunduar ajo.