16 persona grumbullohen në një lokal në Obiliq, nuk respektohen masat ndaj pandemisë

E publikuar: 18/04/2020 12:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Raporti 24-orësh i Policisë ka njoftuar se dje në Obiliq është hasur në një lokal të hapur ku kanë qenë 16 persona brenda.

“Njësitë policore pas pranimit të informatave e kanë hasur një lokal të hapur dhe në lokal kanë hasur pronarin, të dyshuarin mashkull kosovar si dhe 16 persona tjerë në lokal”, thuhet në raportin e Policisë.

Në vendin e ngjarjes ka dal edhe inspektori komunal i cili ka ndërmarr masat e parapara ligjore. Pronari i lokalit është shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit me urdhër te prokurorit është liruar ne procedurë të rregullt.

Ndërsa ndaj personave të tjerë do të vazhdohet me procedurat e parapara.