Ju tani e dini se brusha e dhëmbëve duhet të ndërrohet gjdo 6 muaj, mirëpo nuk e dini që brushat që nuk i përdorni për larjen e dhëmbëve mund t`i përdorni për shumë qëllime tjera.
Ka mënyra të shumta se pasta e dhëmbëve mund të shfrytëzohet rreth shtëpisë, që nga pastrimi e më shumë .Është e mahnitshme se sa shumë lloje të ndryshme të produkteve shtëpiake mund ti shpëtoni, vetëm duke përdorur pastën e dhëmbëve. Pra, mësoni disa nga teknikat e përdorimit të saj!
-Përdorni pastën e dhëmbëve për të riparuar CD-të ose DVD- të nga gërvishtjet e vogla.
-Shpëtoni nga njollat e krijuara në mobiljet prej druri.
-Hiqni njollat nga pëlhura.
-Hiqni markerat (ngjyrat) nga druri.
-Hiqni çamçakëzin nga flokët apo rrobat.
-Jepni shkëlqim gjërave prej argjendi.
-Lyeni me pastë dhëmbësh vendet e prekura nga aknet në fytyrë dhe shpëtoni nga to sa më shpejt.
-Hiqni ngjyrat e ndryshme nga muri i dhomës.
-Pas përdorimit të ushqimeve me aromë të forte, si qepa dhe hudhra, pasta e dhëmbëve mund të heqë erën e keqe nga duart tuaja.
-Pastron guackën e tualetit tuaj.
-Largon nxirjen nga bizhuteritë tuaja.
-Pastron atletet tuaja duke i bërë të bardha sërish.
-Heq gërvishtjet e vogla nga ekrani i celularit tuaj.
-Pastron tastaturën e pianos.
-Bën pastrim të thellë nën dhe përreth thonjve tuaj
-Bën që hekuri i rrobave të shkëlqejë.