â
57 pacientë me Covid-19 po trajtohen aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.
Nga spitali bëjnë të ditur që 34 pacientë janë në Oksigjeno terapi, 16 janë në gjendje më të rëndë, ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje më stabile.
“Nga personeli i Spitalit 6 Mjek, 15 Infermierë dhe 3 punëtor të shërbimit teknik janë të infektuar me Covid-19.Gjatë 24 orët e fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 180 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.Nga këta 25 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. Kanë qenë 5 lindje, 1 normale dhe 4 me prerje cezariane. Kanë lindur 5 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe 3 të gjinisë femërore.Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë kryer 9 operacione, ndërsa 264 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,266 analiza”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë.