Zbatimi i marrëveshjes së nënshkruar më 25 gusht të vitit të kaluar për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, nuk po merret si çështje me nguti.
Kjo marrëveshje pos që ka nxitur reagimin e opozitës, doli të mos ketë qenë në harmoni edhe me frymën kushtetuese.
Në Qeveri ende nuk kanë ndonjë përgjigje se kur saktësisht se do të fillojë hartimi i statutit të këtij asociacioni. Krejt çka dihet është ajo se kush do ta hartojë këtë dokument.
Ndërkohë, Serbia vazhdon të insistoj në themelimin sa më të shpejt të Asociacionit.
I fundit që ka kërkuar këtë gjë është Marko Gjuriq, drejtor i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në qeverinë e Serbisë.
Ai ka thënë se edhe statuti i AKS-së do të shkruhet nga ekipi që do ta themelojë këtë mekanizëm, pra serbët e Kosovës./ Tribuna/

















