Edhe 17 vite pas luftës qeveria nuk ka bërë asnjë hap sa i përket viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës. Kështu u tha në një takim të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje me temë “dhunimi seksual krim i pandëshkuar në Kosovë”.
Aida Dëguti tha se deri më tani institucionet e vendit nuk kanë bërë asnjë hap për vendosje të drejtësisë sa i përket kësaj çështje.
Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri tha se duhet të insistohet ne drejtësi.
“S’ka vend për turp por për revoltë dhe insistim në drejtësi”, tha ai.




















