Zbulohen arsyet pse vagina është “mrekullia” vetë

E publikuar: 04/03/2016 20:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vagina ka gjëra të përbashkëta me peshkaqenët

Edhe vaginat edhe peshkaqenët përmbajnë substancën e njohur si “skvilin”. Por ndërsa peshkaqenët këtë e kanë në mëlçi, femrat skvilin e prodhojnë si lubrifikant natyral vaginal.

E pastron vetveten

Sekrecioni i bardhë të cilin ndonjëherë “e gjeni” në rrobat e brendshme është pikërisht tregues i mënyrës natyrore nëpërmjet së cilës trupi juaj pastrohet nga bakteret dhe qelizat e vdekura.

Ndjen më shumë kënaqësi seksuale sesa penisi

Në klitoris ndodhen rreth 8,000 përfundime nervore, dyfish më tepër se në kokën e penisit. Orgazmae femrës zgjat më shumë se e mashkullit: deri në 43 sekonda me 25 kontraktime.

Mund ta ndryshojë madhësinë dhe ngjyrën

Madhësia mesatare, përkatësisht, thellësia e vagjinës është nga shtatë deri në dhjetë centimetra, mirëpo kur arrijnë ndjenjën e kënaqësisë mund të zgjerohet 200 për qind! Gjithashtu mund të ndryshojë ngjyrën nga e shndritshmja në të errët gjatë kënaqësisë seksuale apo shtatzënisë.

Mund ta “burgosë” penisin

Fenomen tepër i rrallë kur muskujt e komblikut shtrëngohen rreth penisit gjatë seksit dhe nuk mund të lirohen, kështu që vetvetiu nuk e “lirojnë” penisin.

Ka “truprojën” e vet

Qafa e mitrës funksionon si barrierë midis vagjinës dhe mitrës, kështu që kurrë nuk do të mund ta “humbni” tamponin brenda jush!