15-vjeçari në Durrës pëson lëndime në fytyrë nga fishekzjarrët

E publikuar: 28/12/2025 14:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një 15-vjeçar ka pësuar lëndime në fytyrë pasi ka përdorur lëndë piroteknike. Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 21:45 në Durrës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi më datë 27.12.2025, rreth orës 21:45, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës është paraqitur një shtetas i mitur, 15 vjeç, i dëmtuar në fytyrë, i cili dyshohet se është dëmtuar nga lëndë piroteknike”, thuhet në njoftim.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në banesën e të miturit, i njëjti më pas u dërgua në Spitalin e Traumës në Tiranë, për trajtim mjekësot më të specializuar.