15 mijë bletë u hoqën nga aeroporti (VIDEO)

E publikuar: 25/05/2022 09:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një ekip ekspertësh për heqjen e bletëve u thirrën në aeroportin më të madh të Luizianës, për të hequr më shumë se 15 mijë bletë të grumbulluara.

Craig Forsythe nga Bee Guyz LLC tha se ai dhe ekipi i tij iu përgjigjën të dielën Aeroportit Ndërkombëtar Louis Armstrong në New Orleans pasi u kontaktuan nga punonjësit e Delta Airlines.

Forsythe tha se rreth 15 mijë bletë mjalti u gjetën në një pjesë të pajisjes së përdorur për ngarkimin dhe shkarkimin e bagazheve nga aeroplanët.

Forsythe tha për WDSU-TV se bletët u hoqën në mënyrë të sigurt dhe u zhvendosën në një “vend të veçantë”.