“15 herë me i ra murit me kry – Këta nuk po duan qeveri me 61 vota – Nisma shkrihet”, Debati Gorani – Haxhiu për zgjedhjet

E publikuar: 13/05/2025 22:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në emisionin Pressing në T7 po diskutohet për përpjekjet e dështuara të njëpasnjëshme për krijimin e institucioneve të reja. Për të 15 herë, nuk po arrin që të zgjedhet kryekuvendari.

Pjesë nga debati i tyre:

Gorani: Duhet me bo kompromise, e ajo nënkupton që edhe ti me heq dorë prej pozicioneve tua pjesërisht, po të kishe aso edukate kjo parti, nuk do të kishte ardhë në situatë sot 15 herë me i ra murit me kry.

Haxhiu: Ti po thu që këta me bo qeverinë, që një parti që e don qytetarin, e bën edhe me 61 veta, por këta nuk po dojnë me 61 vota sepse munet me ra cdoherë.

Haxhiu: Shiko se cka e gjeti nismën për faktin që e bëri iniciativën. Nisma realisht për faktin se e arriti qëllimin me bo 61, Nisma do të shkrihet në VV, ajo si parti nuk egziston më, e pat puna e saj.

Gorani: Ti po llogarit se subjektet si Nisma shkrihen dikun, pa asnjë kompromis

Mirena: Nisma nuk po e voton Albulena Haxhiun