15 fakte të çuditshme që duhet ti dini rreth Facebook

E publikuar: 15/01/2019 21:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

E pëlqeni apo e urreni, Facebook nuk ka për të ikur gjëkundi për një kohë të gjatë. Influenca e gjigantit të medias sociale shihet kudo.

Megjithatë rrjeti social më popullor në botë ka shumë histori interesante që ja vlen të kujtohen, disa prej të cilave mund tu surprizojnë.

PCWorld.al ju sjell 15 fakte të pabesueshme rreth Facebook dhe fillesave të tij.

1. Al Pacino ishte fytyra e parë e Facebook.

Nëse do të hapni uebsajtin e Facebook në ditët e para do të gjeni fytyrën e një njeriu disi të turbullt. Identiteti i tij nuk vihej re mirë por më pas u zbulua se ishte aktori i njohur Al Pacino.

2. Peter Thiel, bashkëthemeluesi i PayPal, ishte investitori i parë.

Thiel, një nga investitorët me nuhatje prej kapitalisti shikoi potencialin e rrjetit social dhe investoi 500,000 dollarë në 2004. Më vonë ai shiti aksionet dhe fitoi 1 miliardë dollarë.

 

 

 

3. Sean Parker, bashkëthemeluesi i Napster, ishte pronari i parë i domainit Facebook.com të cilin e bleu për 200,000 dollarë.

Parker ishte një zërave më të fortë pranë Facebook kur kërkoi ndryshimin e emri nga thefacebook.com në facebook.com.

 

 

4. Një sistem peer-to-peer i shpërndarjes së të dhënave quajtur Wirehog ishte një prej funksioneve kyçe të rrjetit social.

Mark Zuckerberg prezantoi shërbimin P2P kur thefacebook.com kishte afro 500,000 përdorues dhe atëherë dëshironte ta bënte pjesë qendrore të rrjetit social.

5. Mark Zuckerberg vuan nga vërberia e ngjyrës së kuqe dhe jeshile.

Për këtë arsye sajti ka ngjyrë blu, dhe lidhet ngushtë me besimin dhe sigurinë.

6. Butoni “Like” dikur ishte “Awesome”.

Inxhinieri i Facebook Andrew Bosworth tha se ai dhe inxhinierët e tjerë ishin shumë entuziastë kur u lançua butoni “Awesome” në 2007.

7. Facebook ruan afro 300 petabajt të dhëna në servera.

Një petabajt ka 1 milion gigabajt. E puna e shkruar e njerëzimit në çdo gjuhë të botës do të zinte vetëm 50 petabajt.

8. Në 2014-ën impakti ekonomik global i Facebook ishte 227 miliardë dollarë.

Megjithatë kjo statistikë është vënë në pikëpyetje nga ekonomistët. Në fund të fundit rrjeti social padyshim ka impakt të lartë në ekonomitë botërore.

9. Numri i përdoruesve të Facebook rritet me 8 çdo sekondë ose 7,246 çdo minutë.

Disa kanë filluar të flasin për rënien e Facebook por rrjeti social vazhdon të rritet çdo ditë.

10. Në 2015 Facebook merrte 22% të të ardhurave nga reklamimi në internet.

I bie afro ¼ e të ardhurave gjeneruar nga reklamimi online.

11. Sot ka mëse 2 milion reklamues aktivë në Facebook.

Popullariteti, impakti dhe kostoja e reklamave të Facebook e kanë shndërruar rrjetin social në një platformë joshëse për reklamim.

12. Çdo minutë jashtë funksioni i kushton Facebook përafërsisht 24,420 dollarë.

Ndërprerja që zgjati për 19 minuta në Gusht të 2014-ës i kushtoi kompanisë 427,000 dollarë.

13. Postimet e shpërndara mes orës 10p.m. dhe 11p.m. marrin 88% më shumë ndërveprime sesa postimet e publikuara në orare të tjera të ditës.

Gjithashtu përfundimi i postimeve me një pyetje rrit ndërveprimin me 162%.

14. Në Shtator të 2014-ës përdoruesit e Facebook kanë shikuar 1 miliardë video në ditë.

Sot statistika është mëse 4 miliardë dhe 75% e tyre shihen nga platformat mobile.

15. Videot janë lloji më i shpërndarë i postimeve.

Mesatarisht videot marrin 89.5 shpërndarje për video. /PCWorld Albanian