Kryeministri shpallet “i kërkuar” për seksizëm dhe korrupsion

E publikuar: 22/02/2016 21:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

12596285_540110869497511_357670193_n

Një grafiti i ri që është bërë dje në kryeqytet, vihet në “ndjekje” të kryeministrit, Isa Mustafa.

Ky është grafiti i ri në muret e ndërtesave të kryeqytetit që thumbojnë rëndë liderët politik të vendit.

Në këtë grafiti, kryeministri shpallet “i kërkuar” për siç shkruhet për krimin “seksist dhe korrupsion”, por edhe për “shumë të tjera” krime që nuk ceken.

12596285_540110869497511_357670193_n

Ky është një nga shumë grafitet e bëra nga persona të panjohur që janë bërë kryesisht në Prishtinë dhe Pejë, e që kanë sulmuar të gjitha figurat politike, duke filluar nga presidentja Atifete Jahjaga, kryeministri Isa Mustafa, zëvendësin e tij Hashim Thaçi, kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe drejtuesit e opozitës, Visar Ymeri, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj. Me grafiti është personifikuar edhe Albin Kurti.

/Insajderi/