“Troja” shkund Cyrihun me mesazhe të forta nga Kosova (FOTO)

21.02.2016 19:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Qindra të rinj e të reja në Cyrih kanë vallëzuar e brohoritur nën ritmet e forta të bendit nga Prishtina “Troja”.

Kënga “Demokraci”, e cila u këndua e para, vjen me një mesazh që i referohet gjendjes social-politike në Kosovë, ngjashëm si këngët “Amaneti i Clown-it”, apo “Mbretnesha kohë”, por këto këngë janë absurde të këndohen në një vend demokratik siç është Zvicra, thotë për albinfo.ch vokalisti i bendit të njohur kosovar, Bujar Berisha, i cili ka performuar live mbrëmë në klubin Komplex në Cyrih.

Rruga për të ardhur në Zvicër e grupit të zhanrit metal, “Troja” ishte e gjatë edhe e vështirë. Është hera e parë që Troja “shkund” Cyrihun, ngase për herë të parë ky bend vjen në Zvicër.

“Për me ardh në Zvicër u dasht me kalu nëpër shumë procedura e me i plotësu një kallabllak dokumente. Ju që lëvizni të lirë nuk e kuptoni këtë. Ne, për me ardh në Zvicër, për me marrë një vizë edhe rengenin e gjyshit që ka vdekur duhet me dërgu në Ambasadë. Nuk është proces i kollajshëm”, tregon Berisha.

Vizat sllovene kishin mundësuar udhëtimin e bendit “Troja” në Cyrih

“Hera e parë megjithatë ishte e mirë, ne u kënaqem. Me vet faktin që këta njerëz e mbajnë një popull atje janë ‘super njerëz’. Sa kanë sakrifikuar veten për me dërgu mjete në Kosovë në disa faza, para luftës, gjatë dhe pas luftës. Kjo tregon se çfarë njerëz janë dhe duhet me ua ndreq pak shijen, se në Zvicër mundet të dëgjohet edhe rock edhe xhaz, për t’i integruar më shumë me kulturën botërore ngase jetojnë në mes të civilizimit. Me jetu në mes të civilizimit dhe mos me u dit se çka është civilizimi është problem”, tha Bujar Berisha.

“Shqiptarët e Zvicrës dhe zviceranët nuk i kanë problemet tona dhe me ua sjell këngën ‘Demokraci’, këta kanë demokraci të bollshme”, thotë më tuje Berisha.

“Pastaj kaluam mirë. Këtu janë njerëzit e mirë, por mirë me ardh më shumë grupe, me pas zgjedhje më të madhe dhe nuk jam kundër muzikave tjera. Por, po e shoh që ua kanë tepruar me ato muzika dhe ja kanë lëkundur shijen këtyre njerëzve. Duhet me ardh edhe grupe tjera për me ua rregullu shijen për të shijuar edhe gjëra tjera”.

“A e man men” ka pasur impaktin e vet edhe në diasporë

Ai tha sa ka gjetur publik të këtushëm por edhe njerëz që kanë ardh vetëm nga kureshtja për të përjetuar rockun e tyre.

Bendi “Troja” ka kënduar mbrëmë në koncertin në Cyrih edhe këngën e re që këtyre ditëve kanë lansuar edhe videoklipin “A e man men”.

“Pash se kjo këngë ka pasur impaktin e vet”, tha Berisha, siç edhe ka pasur në Kosovë e Shqipëri.

Ka qenë problem shkuarja e bendit në Zvicër, por jo edhe gjetja e instrumenteve në shtetin helvetik.

“Kjo është Zvicër. Pajisjet i kemi pasur nga më të mirat. Nuk ka disktutim zërimi ka qenë profesional dhe më mirë se në disa nga koncertet që i kemi mbajtur në Kosovë. Por duhet ta mësojmë edhe publikun me këtë muzikë”, thotë në këtë bashkëbisedim me albinfo.ch, vokalisti Bujar Berisha.

Koncerti me “Trojën” ishte menduar të mbahej në Zvicër me rastin e festave të nëntorit, por ishte anuluar për shkak të problemit me sigurimin e vizave.

Në të njëjtën mbrëmje ishte paraparë të performonte edhe “The Bloody Foreigners” nga Londra. Por, performimi i tyre në Cyrih ishte anuluar për shkaqe organizative. Koncerti është mundësuar nga “Different Shows” me Fatmir Hazirin./Albinfo

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

“53, 22, 18, 7” – Cakolli: Ndarja e mandateve në Kuvend, pothuajse çështje e kryer

“53, 22, 18, 7” – Cakolli: Ndarja e mandateve në Kuvend, pothuajse çështje e kryer