Veç nji ditë mbas tollovisë së djeshme në Kuvend, Vetëvendosja tha sot se përjashtimi i deputetëve të opozitës u ba në mënyrë të jashtligjshme.
Aida Dërguti foli edhe për deklaratën e ambasadorit amerikan Delaëie.
Ndërsa nënkryetari Driton Çaushi tregoi disa fotografi të deputetëve të opozitës të cilët janë nxjerrë zvarrë nga salla e Kuvendit si dhe lendimin e deputetës Albulena Haxhiu.
Simbas tij, shëndeti i saj nuk asht i mirë edhe tash.
E rreth kësaj fushate mediale se deputetes i asht gjetë nji bomboll gazi, reagimet nuk kanë mungue.
Akti asht denue edhe nga i pari i Prishtinës Shpend Ahmeti.
Por tue mos u marrë me vërtetësinë e fotografisë së botueme në disa media online, Rrejti i Grave të Kosovës ka kerkue hetime për mungesën e fletarrestit zyrtar ndaj deputetës Haxhiu si dhe qartësimin e rrethanave të kontrollimit të trupit të Haxhiut, derisa ajo ishte ende e smune.