Kufiri në Mitrovicë – Bahtiri zotohet se nuk do t’i pranojë kushtet e Rakicit (Video)

E publikuar: 14/02/2016 20:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kushtet që i ka vendosur Goran Rakiq, kryetar i Mitrovicës Veriore, për kufirin administrativ ndërmjet kësaj komune dhe Mitrovicës së Jugut kanë bërë që procesi të zvarritet, raporton KTV.

Për afër 1 muaj, zyrtarët e këtyre dy komunave, bashkë me zyrtarët e BE-së në Kosovë nuk kanë mbajtur asnjë takim, për ta zbatuar marrëveshjen e 25 gushtit të vitit të kaluar.

KohaVisioni ka mësuar nga disa burime të ndryshme se Rakiq ka kërkuar dalje nga Pakoja e Ahtisaarit për ta caktuar këtë kufi.

Në jug thonë se kryetari Agim Bahtiri është i vendosur që asnjë marrëveshje që tejkalon Ahtisaarin, nuk do të pranohet.

Ndihmë për këtë proces është duke dhënë edhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, për shkak të veçorisë së rastit.