Gjykata themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë kundër 14 serbëve të Klinës për të cilët dyshohet se kanë kryer krime të rënda të luftës gjatë vitit 1999 në Kosovë, njoftojnë mediet serbe.
Në të njëjtën kohë, ndaj këtyre personave është lëshuar fletarrest, që tashme ndodhet në secilin stacion policor në Kosovë, përfshirë edhe pikat kufitare dhe aerportin e Prishtinës.
Mediet serbe raportojnë se Gjykata e Pejës e mori këtë vendim në bashkëpunim me prokurorinë specialë për krime lufte të Kosovës.
Akuza që i ngarkon serbët nga Klina dhe rajoni i Pejës, nëse konfirmohet, mund të rezultojë me shumë vite burg për ta.
“Disa të akuzuar tashmë ndodhen jashtë Kosovës, ndërsa për disa tjerë nuk dihet se ku janë duke jetuar”, thuhet në fleltarrest, të cilin e ka parë Kontakt Plus.
Ka të akuzuar që ndodheN jashtë Serbisë.
Avokati Lubomir Pantoviq ka thënë se Prokuroria Speciale ka shumë lëndë me të cilat po hetohen serbët për krime lufte në Kosovë dhe ky rast e konfirmon një gjë të tillë.