Ky është momenti kur eksplozivi shkëputet nga pjesa e poshtme e veturës se biznesmenit të hidrokarbureve dhe që fatmirësisht nuk shpërtheu.
Në pamjet ekskluzive të siguruara nga Vizion Plus nga kamerat e sigurisë, shihet qarte se Nuredin Suli i ka shpëtuar mrekullisht atentatit.
Sapo mjeti, tip Benz, ka filluar të lëvizë për të dalë nga garazhi i qendrës tregtare 300 grame eksploziv C4 i lidhur me një celular, ra nga vendi, ku ishte vendosur prej autoreve.
Menjëherë sapo u konstatua pako me lëndën shpërthyese, policia bëri rrethimin e vendit të ngjarjes. Shihni pamjet./lapsi.al