Policia e Kosovës ka arrestuar një person si i dyshuar për sulm ndaj vëllezërve të tij, njërin me thikë dhe tjetrin fizikisht.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në Istog, të hënën mbrëma. Viktima i lënduar nga therja me thikë është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
Ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.