Vinçi me sferë për ndërtimtari është rrëzuar në Manhattan, New York, një person ka vdekur e një është në gjendje kritike, kanë konfirmuar zjarrfikës njujorkezë.
Nuk dihen shkaqet pse vinçi u rrëzua përgjatë rrugës Brodwey dhe Warth, por supozohet se shkak mund të jetë moti i ligë.
Ai u rrëzua rreth orë 8.30 mbi veturat e parkuara, transmeton Koha.net.
Nuk dihet sa persona janë të plagosur dhe cila është gjendja e tyre shëndetësore.