Nji votë në asamblenë e Këshillit t’Europës i kushtoi Kosovës humbjen përballë lobimit serb në Strasburg.
Me kërkesë të Serbisë, KiE ka nënshkru rezolutën e cila forcon UNMIK’un në Kosovë.
Rezultati i nënshkrimit të kësaj rezolute dhe humbja e Kosovës, ngjalli reagimin e ish-ministrit të Jashtëm të Shqipnisë, Paskal Milo.
Gjatë nji interviste për media në Tiranë, Milo ka thanë se votat në KiE, janë deshmi se nderkombëtarët po e brasktisin Kosovën.
Simbas tij, të gjitha këto deshtime, tue përfshi edhe atë të UNESCO’s, janë pasojë e krizës politike në Kosovë.
“Ky asht nji deshtim i shtetit të Kosovës, që nuk arrinë me stabilizue e as me percjellë mesazhet e duhuna për shkak të luftës së mbrendshme për pushtet , që ka muej të tanë që po e gërryen pamvarësinë”- ka thanë ai.
Ndërsa Kryetari i delegacionit të Kosovës në KiE, Xhavit Haliti, deshtimin e Kosovës nuk e sheh si nji humbje diplomatike.
Përkundrazi ai e vlerëson këtë si nji fitore, sepse Kosovës i jepet mundësia që në mbledhjen e ardhshme të Byrosë me shqyrtue statusin e saj në Këshillin e Europës.
Por kryetari Xhavit Haliti ka thanë se herën tjetër duhet me funksionue ma mirë si delegacion, tue i organizue dhe parashikue gjanat ma mirë.
Gjithashtu ai ka thanë se po të kishte ardhë edhe Sali Berisha, me siguri amendamenti për çashtjen e UNMIK’ut e kishte kalue simbas interesave të shtetit të Kosovës.
Mirëpo sikurse raporton media në Shqipni, në vend të Berishës ka ardhë nji deputet tjetër i PD’s, Oerd Bylykbashi, i cili nuk ka arritë me sigurue lobimin e duhun për Kosovën në radhët e deputetëve të Partive Popullore Europiane.
Nga ana tjetër, edhe Ermira Mehmeti nga Maqedonia ka mungue në këtë votim, për shkak se bileta e saj e kthimit ishte nji ditë para.
Delegaconi i Shqipnisë kryesohet nga deputetja socialiste Valentina Leskaj, e cila ka deklarue se ka marrë përkrahje nga e majta europiane.
Por për Presidenten e Republikës, votimi i Rezolutës për Kosovën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës nuk nënkupton rikthimin apo fuqizimin e UNMIK’ut.
Unë vetëm i dëshiroj UNMIK’ut përmbyllje të suksesshme të misionit, çka edhe po ndodh, – ka deklarue Presidentja.