Kadaj-Bujupi: Thaçi mund të zgjidhet president në fshatin e tij

E publikuar: 20/01/2016 15:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Donika Kadaj Bujupi ka shprehur bindjen se opozita nuk do lejojë zgjedhjen e Thaçit president.

Në emisionin ‘Republika’ me Dardan Gashin ajo ka deklaruar se Thaçi mund të zgjidhet president edhe në fshatin e tij, mirëpo që ai plotëson vetëm një kusht për këtë post dhe ai është kriteri i moshës.

Andaj edhe opozita do mobilizohet që të pamundësoj zgjedhjen e tij në këtë post.