Në nji intervistë në lajmet qendrore të Televizionit Rrokum ishte avokati i njoftun, Tomë Gashi, i cili diskutoi lidhun me themelimin e Gjykatës Speciale në Holandë.
Tue u bazue në njoftimin e qeverisë holandeze, ku thuhet se të gjykuemit e mundshëm nuk kane me krye dënimin në Holandë por në nji vend tjetër, Gashi tha se kjo asht ‘copy-paste’ si të dënuemit që janë dënue në Gjykatën e Hagës për krimet e ndodhuna në territorin e ish-Jugosllavisë, se qysh tha ai, nëse dikush asht dënue, asht dërgue në 7 shtetet mike të Tribunalit të Holandës.
“Kjo gjykatë ka me pasë jashtzakonishtë dame të paparapame në t’ardhmen e shtetit të Kosovës, por duket se edhe kjo ka me u harrue mbas 10-15 viteve”, vlerësoi Gashi theksue se prap se prap dami i kësaj gjykate asht ma i vogël se dami që e shkakton themelimi i ‘Zajednicës’.
E lidhun me faktin se kjo Gjykatë ka me i hetue edhe vrasjet politike, Gashi tha se kjo ka me pasë pasoja rreth koalicionit qeverisës.
“Kjo gjykatë asht kinse kombëtare, por asht ndërkombëtare se asht në territor të huej”.
Intervista e plotë asht në videon ma poshtë.