141 pacientë të infektuar me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.
Nga spitali bëjnë ditur se 98 pacientë janë në oksigjenoterapi dhe 23 të tjerë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Po ashtu raportohet edhe se 4 pacientë janë në respirator.
Ndërkohë që për 24 orë raportohet se në Spitalin e Pejës 9 persona kanë arritur që të shërohen nga COVID-19.
“9 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 141 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 4 Pacientë janë në Respirator (CPAP), 98 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 23 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin e spitalit.
Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 160 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 19 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.