Moderatori i njohur i “Top Channel”, Ledion Liço, i cili merr mesatarisht një rrogë mujore prej 4 milionë e 200 mijë lekësh, prej dhjetë vitesh vjedh shtetin. Ai prej dhjetë vitesh nuk paguan energjinë elektrike në shtëpinë e tij dhe këtë gjë e ka denoncuar përmes një postimi në profilin e tij të Facebook-ut gazetari Bledi Mane.
“Kjo shtepi eshte ndertuar si fillimi ilegalisht ne rrugen “Teki Selenica” ne periferine lindore te Tiranes. Me pas te zoterit e saj filluan procesin e legalizimit.
Banesa eshte prone e Besnik, Shpresa Liços si edhe e kater femijeve te tyre. Nuk eshte ndonje shtepi e bukur apo e famshme si ajo e Big Brother-it te Top Channel, por brenda kesaj shtepie periferike jeton prezantuesi i fundit i Big Brother, ylli me shkelqim te sforcuar Ledion Liço.
Kjo shtepi ka 10 vjet qe vjedh e nuk paguan energjine elektrike. Ka 10 vjet kjo shtepi qe abuzon dhe grabit pronen publike. Ka 10 vjet qe tallet me mijera abonente korrekte anembane Shqiperise duke u bere karshillek.
Dhe turpi e mekati dhjetefishohen kur mendon se Ledjon Liço keto dhjete vjet eshte paguar nga Top Channel me nje page mujore mesatare 4 milione e 200 mije leke, e nderkohe ka hezituar te paguaje faturen 120 mije lekeshe te energjisë.
Shko urgjent shlyej detyrimet Ledion, kerko urgjent falje publike e me pas kerko te behesh drejtor televizioni. Edhe hajdut edhe drejtor, sikur nuk shkon o ersekari Ledion Liço!”. /albeu.com/


















