14-vjeçarja futet me pushkë në një shkollë në Rusi, vret një bashkëmoshatare dhe plagosë pesë tjerë – në fund kryen vetëvrasje

E publikuar: 07/12/2023 12:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një vajzë 14-vjeçe ka qëlluar për vdekje me armë një bashkëmoshatare dhe plagosi pesë nxënës tjerë, para se të kryente vetëvrasje në qytetin rus Bryansk, shkruan Reuters.

“Sipas hetimeve preliminare, 14-vjeçarja kishte marrë në shkollë një pushkë, nga e cila shkrepi pesë plumba mbi shokët dhe shoqet e klasës”, u tha nga policia ruse.

Hetuesit rusë janë duke punuar për të përcaktuar motivin që çoi deri të ky akt. E guvernatori rajonal Alexander Bogomaz e ka cilësuar si “tragjedi të tmerrshme”.

Ai bëri të ditur se pesë persona janë plagosur dhe që të gjithë janë nxënës që pësuan lëndime kryesisht të lehta.

Mash ka publikuar një fotografi të sulmueses së vdekur, e cila qëndron e shtrirë në dysheme e veshur me të zeza. Ajo thuhet se sulmin e kishte kryer edhe me një thikë gjuetie. /Telegrafi