Në Tiranë, stadiumi më i bukur në Europë për Kombëtaren

E publikuar: 30/12/2015 16:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga drejtësia te rendi. Reformat, ekonomia apo integrimi Europian, për të vazhduar me mjekësinë, arsimin dhe pa harruar sportin. Në konferencën e fundvitit, kryeministri Edi Rama foli për ndërtimin e impianteve moderne sportive, që përbëjnë investimin më të rëndësishëm në historinë e sportit shqiptar.

“Stadiumi Loro Boriçi në Shkodër është drejt përfundimit. Jemi pranë fillimit të punës për arenën Kombëtare në Tiranë, që do të jetë padiskutim një prej stadiumeve më të bukur në Europë. Do të ndërtojmë staidumin për kombëtaren, skuadrën që është kualifikuar në finalet e kampionatit europian Euro 2016″.

Sipas pohimeve të presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka dhënë në intervistën përmbledhëse të vitit në SuperSport për gazetarin Ylli Aga, puna për stadiumin modern në kryeqytet do të nisë në tre mujorin e parë të vitit 2016.

Duke qenë se kosto e ndërtimit të Arenës Kombëtare do të jetë e konsiderueshme dhe FSHF e qeveria shqiptare nuk e disponojnë të gjithë vlerën monetare, federata po negocion me konçesionarin, ndërsa ka në tryezë disa propozime.

Faza e parë për impiantin modern në Tiranë do të jetë shembja e Qemal Stafës, një proces që pritet të zgjasë 6 muaj, ndërsa ndërtimi i stadiumit të ri mund të nisë prej Qershorit 2016, kur Kombëtarja të jetë e impenjuar në Kampionatin Europian, Francë 2016. Sipas projektit, ndërtimi i Arenës Kombëtare pritet të përfundojë në harkun e tre vjetëve.

Gatimet tona pjekën në prush, prandaj edhe janë më të shijshme!

Posted by Pep's Taverna on Tuesday, April 28, 2020