Një veturë zyrtare është djegur, pronë e Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport. Sipas raportit të Policisë, ngjarja ka ndodhur në Komunën e Gjilanit.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin dhe nuk raportohet për të lënduar.


















