Prokuroria: 14-vjeçarja u vra aksidentalisht nga vëllai i saj

E publikuar: 25/12/2015 09:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vrasja e katërmbëdhjetëvjeçares Qëndresa Fejzullahu në fshatin Tërpezë të Komunës së Vitisë ishte aksidentale.
Kjo është fjala e fundit e Prokurorisë Themelore në Gjilan, që është përfshirë brenda aktakuzës, e cila është ngritur këto ditë, shkruan sot Koha Ditore.

Vëllai i saj, Leotrim Fejzullahu, sipas Prokurorisë, është fajtor për vrasje nga pakujdesia.

Deri te ky konstatim, sipas aktakuzës, një kopje të së cilës e ka siguruar “Koha Ditore”, Prokuroria ka ardhur pas shqyrtimit të të gjitha provave të mbledhura gjatë hetimeve, si dhe deklaratave të të pandehurit e të dëshmitarëve.

Kjo tragjedi ka ndodhur më 1 nëntor të këtij viti, në shtëpi të babës së Qëndresës. Fillimisht kjo vrasje ishte paraqitur si vetëvrasje nga familjarët e saj.

14-vjeçarja ishte e martuar me Selman Halimin nga Gjilani, për të cilin Prokuroria kishte dyshime se kishte lidhje me grupin terrorist, ISIS. Pasi që ishte martuar, Qëndresa ishte mbuluar me ferexhe.