Pas njoftimit për protestë nga ana e Gjykatës Themelore të Prishtinës për shkak të kushteve të rënda të punës, të njëjtën gjë e kanë paralajmëruar të gjithë punonjësit e prokurorive dhe gjykatave, të akomoduar në Pallatin e Drejtësisë.
Gjykata Themelore e Prishtinës ka bërë me dije se të mërkurën (17.12.2015) do të ketë ndërprerje të punës nga ora 9:00 deri në ora 10:00 në shenjë të reagimit –protestës për shkak të kushteve të pa përballueshme të punës, e që kryesisht janë: mungesa e ajrit dhe problemet me sistemin e ngrohjes.