Emri i Shqipërisë në trupin e yllit pornografik (Foto, +16)

E publikuar: 14/12/2015 15:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ylli francez i filmave pornografikë, Virginie Caprice, ka gjetur një mënyrë të veçantë për të treguar rivalët e Francës në Kampionatin Evropian të vitit 2016.

Pasi është hedhur shorti dhe janë mësuar rivalët e ‘Gjelave’, ajo ka treguar format e saj seksi duke shkruar emrat e skuadrave të Grupit A, transmeton Mapo.

Një fotografi që ka bërë xhiron në rrjetet sociale, e shfaq bionden të zhveshur në pjesën e sipërme, ndërsa në trupin e saj i ka të shkruara emrat e përfaqësueseve të Francës, Shqipërisë, Zvicrës dhe Rumanisë.

Ndërkaq, në një fotografi tjetër, ajo ka parashikuar edhe rezultatin e ndeshjes ndërmjet Francës dhe Zvicrës.

Rikujtojmë se Kombëtarja kuqezi do ta nisë turneun e madh evropian kundër Zvicrës.