Deputeti i moderuar i Vetëvendosjes, Ilir Deda, suspendimin e opozitës e ka quajtur suspendim të demokracisë.
Në një postim përmes rrjetit Facebook ai ka shkruar:
Suspendimi i opozitës është suspendim i demokracisë. Suspendim të tillë nuk ka as në Rusi, Venezuela apo Bjellorusi. Akti i sotëm e shënon fundin e Qeverisë Mustafa-Thaçi. Koalicioni PDK-LDK përbën regjimin më anti-demokratik në Kosovë në këto 16 vjet liri.
Natyrisht që nuk do të marr pjesë në punimet e Kuvendit pa kolegët e opozitës. Ndryshimi i vonuar në Kosovë do të vijë mē shpejt sesa që kemi menduar.