Konfirmohet arrestimi i Fisnik Ismailit nga VV-ja

E publikuar: 30/11/2015 12:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lëvizja Vetëvendosje ka konfirmuar arrestimin e deputetit, Fisnik Ismaili, ky konfirmim është bërë përmes një postimim në llogarin e kësaj Lëvizjeje në facebook, transmeton Indeksonline.

Lexo postimin e plotë të VV:

ARRESTOHET OPOZITA, PËR T’U MBROJTUR “ZAJEDNICA” DHE DEMARKACIONI ME MALIN E ZI
Para pak minutash, Policia e Kosovës ka arrestuar deputetin Fisnik Ismaili. Ky është deputeti i tretë i opozitës që u arrestua këto kohë. Donika Kadaj – Bujupi dhe Albin Kurti po mbahen të burgosur. Ndërkohë, rreth 30 aktivistë të tjerë të opozitës janë duke u mbajtur të burgosur për shkak të aktiviteteve opozitare kundër “Zajednicës”.
Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të deputetit Fisnik Ismaili dhe të gjithë aktivistëve dhe deputetëve të tjerë.
Projektet si “Zajednica” dhe demarkacioni me Malin e Zi, që mund të kalojnë vetëm përmes burgosjes së opozitës, janë projekte jolegjitime dhe të parealizueshme.
Opozita vazhdon rezistencën kundër ndarjes etnike të vendit, faljes së territoreve dhe shtetit policor.