Policia: Ja çfarë konfiskuam nga zyrat e Vetëvendosjes (Foto)

28.11.2015 22:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Policia: Ja çfarë konfiskuam nga zyrat e Vetëvendosjes (Foto)

Policia e Kosovës, përmes një komunikate të lëshuar në orët e vona, ka thënë se ka vazhduar me realizimin e detyrave dhe përgjegjësive ligjore, për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, monitorimin e situatës në vazhdimësi dhe kthimin e sajë në një situatë normale, të qetë dhe stabile.

Deri më tani, sipas PK-së, numri i personave të shoqëruar në stacione policore ka arritur në (97) persona, prej tyre (11) janë ndaluar për 48 orë me dyshimet për përfshirje në vepra penale, (53) janë dërguar në procedurë të shpejtë për përfshirje në raste të kundërvajtjes, (26) janë liruar në procedurë të rregullt, si dhe (7) të mitur janë liruar.

“Ndërsa numri i personave të lënduar të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore nga ana e protestuesve ka arritur në dhjetë (10) persona, kurse nga ana e zyrtarëve policorë janë lënduar dy zyrtarë të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore, si dhe disa të tjerë që kanë pësuar lëndime sipërfaqësore, por që nuk kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, njofton PK.

Po ashtu, si pjesë e vazhdimit të detyrave policore, në koordinim edhe me prokurorin kompetent, Policia thotë se në objektin e selisë së Vetëvendosjes, nga njësiti i Teknikës Kriminalistike të Policisë së Kosovës, është realizuar edhe këqyrja e vendit të ngjarjes, ku në cilësi të provave materiale janë konfiskuar;

2 – copë gaz maska ushtarake,

1 – sprej  (OC) i vogël,

2 – shufra metalike,

2 – mjete të destinuara për gjuajtje të sferave me llastika,

4 – qese me pluhur të dyshimtë,

2 – qese me sfera xhami,

1 – një gaz lotsjellës,

3 – radiolidhje mototrolla,

1  – shishe me sasi ½ e litrës me plumba gome – 26 copë,

1 – një fishek zjarre me barot,

3 – boca gazi lotsjellës të zbrazëta,

1 – qese najloni me 7 copa gaz lotsjellës,

1 – qese me sfera me ngjyrë,

1 –  çantë me tri shishe plastike me sasi ½ litrës të mbushura me benzinë,

1 –  shishe plastike prej 1,5  litra me benzinë,

1 –  sprej i vogël OC (djegës),

1 –  sprej i madh OC (djegës)

2 – qese me armatura të salduar (në formë Iriqi) për shpuarje të gomave të veturave,

5  – shishe në sasi prej 1,5 litra të mbushura me ngjyrë pink,

13- copë maska të zeza (fantomka) për mbulim të fytyrës,

Policia e Kosovës thekson se bazuar në planifikimet e saja, vazhdon me ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në vend.

Ndërkaq, PK ka bashkangjitur edhe disa fotografi të mjeteve të dyshuara të përfshira në listën e konfiskimeve si prova materiale.

 

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Abdixhiku: Fillimisht dakordësi politike, pastaj emri konkret për presidentin

Abdixhiku: Fillimisht dakordësi politike, pastaj emri konkret për presidentin

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit