13 veshjet e Ritës në “MTV EMA”

E publikuar: 14/11/2017 17:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nikoqire e eventit të sivjetmë ishte pop-ylli Rita Ora e cila u paraqit në skenën e MTV EMA me 13 veshje të ndryshme, shkruan TheSun

Rita ndërroi plotë 13 veshje të ndryshme, kurse në tapetin e kuq ishte paraqitur me robdeshamber dhe peshkir në kokë, që dukej sikur nuk kishte arritur të përgatitej në kohë.

26 vjeçarja gjatë gjithë shfaqjes që u mbajt në Wembley Arena në Londër kishte ndryshuar edhe look-un.

Gjatë parakalimit në tepihun e kuq, Rita ‘kishte’ kërkuar falje që nuk kishte arritur të përgatitej me kohë, por kishte premtuar që do ishte gati deri të fillim të shfaqjes.
Veshja e parë me të cilën u paraqit në skenë ishte një fustan shumëngjyrësh për të vazhduar edhe me 12 veshje të tjera.

Në mesin e fituesve ishte edhe këngëtarja Dua Lipa e cila rrëmbeu çmimin “Artistja e re më e mirë”.