13 plumba drejt tij, i riu me kokainë si në “Fast & Furios” me policinë në “Don Bosko” (Foto)

E publikuar: 02/08/2017 01:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rreth një orë më parë në zonën e “Don Boskos” në kryeqytet policia zhvilloi një operacion antidrogë ku mbeti i plagosur 27-vjeçari Bledar Peci.

Pasi “solli vërdallë” efektivët e policisë duke bërë manovra me makinën e tij tip “Citroen” në rrugët e kryeqytetit, i riu u neutralizua. Atij iu sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar si kokainë në makinën e tij, në pjesën e këmbëve të pasagjerit.

Pasi policia shtiu në ajër në mënyrë që të ndalonte automjetin, i riu nuk u bind dhe për pasojë policia ka qëlluar në gomat e automjetit dhe ai mbeti i plagosur.

27-vjeçari gjendet aktualisht në spitalin e Traumës në Tiranë jashtë rrezikut për jetën.

Një banor i zonës ka dëshmuar me detaje për JOQ.al të gjithë skenën që pa nga ballkoni i tij.

Pershendetje, jam nje banor qe isha ne ballkon momentin qe arrestuan ate djalin tek “Don Bosko”.
Djali u fut me shpejtesi tek karburanti, se e ndiqte nje makine policie dhe nje furgon i shqiponjave, ai u rrotullua mbrapa magazinave te plehrave dhe kur doli policia e kishte rrethuar. Ne ate moment ai i dha gaz makines, perplasi nje makin policie dhe iku mbrapsh.

Policet qe ishin ne furgonin e shqiponjave zbriten dhe shtine rreth 13 here me arme drejt tij, ai ndaloi, kur keta hapen deren njeri prej tyre e goditi, njeri prej policve. Aty e pashe qe e nxorren pa ndjenja nga makina, por ne makine si gjeten asgje, kete di.

Kishte makine qe kushtonte 200 mij leke, atij djalit i ran me grushta ne momentin qe perplasi makinen e tij me te policise, e nxorren te vdekur nga makina, se i rane me doreze. Kjo ishte e gjitha, se isha lajv siper tyre,-deklaron dëshmitari për JOQ.al.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Informacion.

Seksioni për hetimin e narkotikëve ka disponuar në rrugë operative informacion se shtetasi B.P, ushtronte aktivitet të kundraligjshëm të shitjes së lëndës narkotike të llojit kokainë në zonën e Don Boskos.

Më datë 01.08.2017 është organizuar puna për kapjen në flagrancë e shtetasit të dyshuar.

Në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative është konstatuar se shtetasi B. P. po lëvizte me automjetin tip Citroen, së bashku me shtetasin A.M.,në zonën e Don Boskos.

Nga ana e shërbimeve i është bërë shenjë të ndalonte. Drejtuesi i mjetit nuk i është bindur shenjës të ndalimit, por ka levizur me shpejtësi duke bere disa manovra te rrezikshme te cilat rrezikuan jetën e oficerëve të policisë duke përplasur nje automjet te ndërhyrjes.

Gjithashtu në këtë moment me qëllim parandalimin e largimit të automjetit dhe pas thirrjes së punonjesve të policisë për të ndaluar fillimisht, është paralajmëruar me qitje në ajër dhe më pas në drejtim të gomave te automjëtit, ku si pasojë ka ngel i plagosur shtetasi B P, i cili u transportua në spital jashte rreziku për jetën.

Pas përplasjes është bërë i mundur ndalimi i shtetasit B.P, 27 vjec.

Gjatë kontrollit të ushtruat në mjetin tip Citroen, në pjesën e këmbëve të pasagjerit eshte gjetur dhe sekuestruar ne cilesinë e provës materiale një sasi e konsiderueshme e lendës së dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Për pasojë është kryer kontrolli i banesës se shtetasit A.M. ku është gjetur dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme lende e dyshuar si narkotike e llojit kokainë, një peshore elektronike si dhe nje sasi kartmonedhash në valutë euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Shtetasi B.P, është dëmtuar si pasojë e përplasjes, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

U arrestuan në kushtet e flagrancës shtetasit:

B.P dhe A.M, ndaj të cilëve do referohen materialet në Prokurori për veprat penale “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë” parashikuar nga nenet 283/ 2 dhe 242 i Kodit Penal./ JOQ.al

policia-arrestim-naten-1-380x290