(E plotësuar) – Së paku 717 pelegrinë kanë vdekur në vendin e shenjtë të Mekës, kanë njoftuar zyrtarët e Arabisë Saudite.
805 njerëz raportohet se janë të lënduar në incidentin në Mina, i cili ndodhi në momentin kur pelegrinët po merrnin pjesë në ritualin e fundit të haxhit.
Rritet në 453 numri i pelegrinëve të vdekur në Mekë
[E plotësuar 13:32] – Së paku 453 persona që po merrnin pjesë në pelegrinazhin e haxhit kanë vdekur si pasojë e tollovisë dhe shtyrjeve të mëdha në qytetin Mina, afër Mekës.
Zyrtarët arabë kanë bërë të ditur se 719 persona janë të lënduar në incidentin që ndodhi derisa pelegrinët po hidhnin gurë në shtyllën që përfaqëson djallin.
Hip në 310 numri i pelegrinëve të vdekur në Mekë
[E plotësuar 12:02] – Së paku 310 persona që po merrnin pjesë në Haxh kanë vdekur si pasojë e tollovisë dhe shtyrjeve të mëdha afër qytetit të shenjtë islamik, Meka.
Mbrojtja civile e Arabisë Saudite ka thënë se edhe 450 të tjerë janë lënduar si pasojë e këtij incident në Mina, rreth 5 kilometra larg nga Meka. Shtyrja mes pelegrinëve ndodhi në ditën e parë të festës së Kurban Bajramit. Mbi 2 milion pelegrinë ndodhen në Mekë.
Ditë më parë një vinç u rrëzua në Xhaminë e Madhe të Mekës, duke vrarë 109 njerëz dhe duke plagosur rreth 400 të tjerë. Haxhi ka qenë kryesisht pa incidente për nëntë vitet e fundit si rezultat i një seri të përmirësimeve të sigurisë q kishin bërë autoritetet saudite. Në vitin 2006, një incident i ngjashëm shkaktoi vdekjen e 364 pelegrinëve në Mekë.
220 pelegrinë të vdekur në Mekë
[E plotësuar 10:50]– Së paku 150 pelegrinë që po merrnin pjesë në pelegrinazhin e haxhit në Mekë kanë vdekur në një rrëmujë.
Në njoftimin e ministrisë arabe thuhet se 450 njerëz janë lënduar nga shtyrjet e shkaktuara në Mina, pesë kilometra larg Mekës.
150 pelegrinë të vdekur në Mekë
[E plotësuar 10:41] – Ministria e mbrojtjes në Arabinë Saudite ka njoftuar se numri i të vdekurve në aksident është rritur në 150.
Kjo ministri në një njoftim në “Twitter” ka bërë të ditur se më shumë se 400 pelegrinë janë të plagosur.
100 pelegrinë të vdekur në Mekë
Së paku 100 pelegrinë kanë vdekur në një aksident në Mina, jashtë qytetit të shenjtë të Mekës, ku afër dy milionë njerëz, në mesin e tyre edhe shqiptarë, po e kryejnë pelegrinazhin e përvitshëm të haxhit.
Mediet arabe citojnë zyrtarët e mbrojtjes se së paku 390 njerëz janë lënduar në këtë incident.