“Incident” i pakëndshëm për kombëtaren, të gjithë në taksi!

E publikuar: 05/09/2015 12:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kombëtarja Shiptare ka zhvilluar një seancë stërvitore paraditen e kësaj të shtune në kryeqytetin e Danimarkës, Kopenhagen, por jo gjithcka ka shkuar sipas programit për kuqezinjtë. Autobusi që do të transportonte stafin dhe futbollistët e përfaqësueses drejt fushës ku do të zhvillohej stërvitja, ka pësuar aksident gjatë rrugës për në hotel, ndaj në pamundësi për të udhëtuar të gjithë bashkë pjesetaret e kombëtares janë detyruar të marrin disa taksi, për të vijuar në kohë përgatitjet për ndeshjen me Portugalinë, që do të zhvillohet të hënën në Elbasan Arena.

11951321_801327623298496_8206434424457349637_n11999020_801327646631827_2630986512897581245_n11960230_801327609965164_1658729695622557886_n11947553_801327653298493_6017390487932943296_n

Në këtë seancë stërvitore lojtarët që luajtën ne Telia Parken kryen ushtrime shkrydhëse, pas ngarkesës së lartë fizike që morën ndaj Danimarkës.

Stafi mjekësor vazhdon të monitorojë me shumë kujdes gjendjen e Elseid Hysajt, që pritet të rikthehet në dispozicion të De Biasit.