Një vajzë e mitur nga Delvina ka denoncuar në policinë e qytetit të saj një 40-vjeçar, të cilin e akuzon për përdhunim.
Vajza 12-vjeçare me iniciale E.H., u paraqit dje në komisariatin e policisë së Delvinës, ku aukozoi 40-vjeçarin S.M., se ka abuzuar seksualisht me të, kur ajo ishte me pushime në qytetin e Sarandës.
Ngjarja sipas vajzës, raporton “NOA.al”, ka ndodhur rreth një muaj më parë, kohë në të cilën 12-vjeçarja ka qenë me pushime në qytetin bregdetar. Ajo akuzoi 40-vjeçarin se ka abuzuar me të në plazhin e Sarandës. 12-vjeçarja mësohet se ka thënë përpara policisë se S.M., banues në Krujë, para një muaji, e ka përdhunuar në Sarandë.
Hetimet për këtë ngjarje i ka kryer komisariati i Delvinës në bashkëpunim me atë të Sarandës dhe drejtorinë rajonale të Vlorës. Sipas burimeve për Agjencinë Kombëtare të Lajmeve, denoncimi është pranuar dhe i dyshuari është shpallur në kërkim. Aktualisht po punohet për kapjen e të akuzuarit, për të zbardhur ngjarjen./Shekulli/