Kompania e njohur për prodhimin e enëve me stilin e saj modern dhe cilësi të lartë, nga Zvicra “Sola Switzerland”, e cila është e shtrirë në shumë vende të tjera të botës.të hënën e ka hapur përfaqësinë e saj për ballkan edhe në Gjilan.
Hapja e komapnisë u bë në bashkëpunim me investitorin Begzad Rushiti – “Dion Swiss Sola”.
Të pranishëm në këtë ngjarje ishin edhe zyrtarë të ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, strukturat komunale, si dhe përfaqësues të kompanisë zvicerane.
Kryesuesja e Kuvendit Komunal Valentina Bunjaku Rexhepi, i ka dhënë mbështetje investitorëve dhe ka uruar vëllezërit Rushiti, duke thënë se komuna do të jetë gjithmonë në përkrahje të bizneseve që ofrojnë zhvillim ekonomik për Gjilanin.
“Shembulli i vëllezërve Rushiti vërtetë është për tu përshëndetur. Jo vetëm unë, por edhe kryetari Haziri do i ndihmojë kompanitë që në planë të parë e kanë zhvillimin e ekonomisë gjilanase. Komuna do e ndihmojë dhe do t`i krijojë lehtësira kësaj kompanie e cila po shihet se është serioze dhe e përkushtuar” tha Bunjaku.
Përfaqësuesja e kompanisë “Sola Switzerland” nga Zvicra Lenka, ka thënë se është e lumtur që kjo kompani tani ka zbritur edhe në Gjilan.
“Ne jemi të shtrirë në tërë botën dhe Kosovën e kemi pasur prioritet me theks të veçantë Gjilanin” tha Lenka.
Nga ana e tij, Begzad Rushiti, tha se kjo kompani synim dhe qëllim kryesor ka që të ndihmojë punësimin në Gjilan dhe të krijojë kushte për të prodhuar enë të cilësisë së lartë, transmeton infosot.com.
“Ne jemi angazhuar jashtëzakonisht shumë që kjo kompani të vijë në Kosovë me bashkëpunim të ngushtë mes nesh. Synojnë që të prodhojnë të gjitha enët e kësaj kompanie dhe do të vazhdojmë tutje. Sot jemi së bashku edhe në shitje të enëve moderne dhe me cilësi të garantuar”, tha ai duke u zotuar se do të vazhdojnë edhe më tutje për zhvillim, krijim të vendeve të reja të punës, në ofrimin e produkteve. Nëse punët shkojnë sipas dinamikës së paraparë shpresoj që në start të kemi rreth 500 punëtor të punësuar” tha Rushiti.