Tahiri: Kosova e vendosur të zbatojë Marrëveshjet me Serbinë, por jo pa reciprocitet

E publikuar: 23/08/2015 19:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pavarësisht se nuk po gjen zbatim Marrëveshja për lëvizje të lirë nga ana e Serbisë, zyrtarët qeveritarë të Kosovës janë të bindur se një gjë e tillë do të ndryshojë, raporton KTV.

Ministrja për Dialog me Serbinë, Edita Tahiri, thotë se Kosova është e vendosur që t’i zbatojë në plotëni marrëveshjet e arritura me shtetin serb.

Në të kundërtën, nëse shteti fqinj nuk i respekton marrëveshjet, Tahiri thotë se ka ardhur koha që njëjtë të veprojë edhe Kosova.

Për marrëveshjen për lëvizje të lirë dhe për moszbatimin e saj nga Serbia, Tahiri thotë të kenë kërkuar një takim tjetër në Bruksel.

Edhe Maja Kocijancic, zëdhënëse e Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, ka thënë se asnjëra palë nuk mund ta anashkalojë Marrëveshjen për lëvizje të lirë, përcjell koha.net.

“Asnjë detyrim nuk mund të anashkalohet nga ajo Marrëveshje, që të dyja palët kanë për ta hequr dokumentin “hyrje / dalje”, ka deklaruar ajo.