Selimi: Listat janë spekulime, Thaçi nuk është intervistuar kurrë nga prokurori (Video)

17.08.2015 13:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Selimi: Listat janë spekulime, Thaçi nuk është intervistuar kurrë nga prokurori (Video)

Dimal Basha

Vdekja e z. Stavileci po nxjerr në pah plogështinë e një shoqërie që shpreh dhimbje për të vdekurin, por jo edhe të gjallin. Për aq sa kuptojmë, ne të vdekshmit dimë dhe bëjmë vetëm kur frymojmë, prandaj logjikisht edhe dhimbjet do duhej të ndjehen për të gjallët. Mirëpo ka qenë dhe mbetet traditë të na dhimbsen të vdekurit për vetë faktin se kanë vdekur, pa kujtuar se shpeshherë të vdekurit duhet të ndjejnë dhembjen për të gjallët, dhe jo anasjelltas. Kujtoni për shembull fjalën “i ndjerë” që përdorim kur i referohemi të vdekurve, që na jep të kuptojmë sikur i vdekuri mbetet keq pa ne, dhe jo ne pa të.

Kjo formë e mendimit është e gabueshme dhe e vetmja mënyrë e ndryshimit është kur shoqëria përcaktohet se çka është vlerë. Me fjalë të tjera, nëse një shoqëri përcaktohet se individë si z. Stavileci janë një vlerë e çmuar, atëherë ne do duhej të jemi të “ndjerët” që e humbëm një intelektual sikur ai dhe rrjedhimisht ai duhet të ndjejë dhimbje për ne e jo ne për atë. Ja një analogji tjetër: Mendoni intelektualët e një shoqërie sikur margaritarë. Nëse juve keni në pronësi tuaj një margaritar dhe e humbisni atë (për shkak të injorancës dhe neglizhencës), kjo do të thotë se ju keni humbur një pasuri dhe jo pasuria një pronar. Pra, humbësi i vetëm është pronari dhe jo margaritari sepse margaritari mban vlerën e vet para dhe pas vdekjes dhe kushdo që e gjen atë pasurohet, kurse ai që e humb varfërohet.

Z. Stavileci në një nga intervistat e tij ka deklaruar se “Një krijues thuhet se vdes në momentin kur nuk shkruan më”. Unë besoj se shkrimtari vdes, por ai edhe mund të vritet. Këtu pra dua të lidhem me dallimin mes vrasjes dhe vdekjes. Vdekja nënkupton vdekjen fizike të një njeriu dhe ai vdes përgjithmonë atëherë kur nuk ka asnjë vlerë që tjerët ta kujtojnë apo mësojnë prej tyre. Të vdekurit jetojnë në kujtimet tona, dhe disa prej tyre jetojnë dhe mbesin gjithmonë pranë nesh përmes vlerave që lënë pas. Shkronjat dhe veprat e të vdekurve si z. Stavileci do jetojnë edhe shumë gjenerata pasi ne të jemi shpërbërë në grimca atomike.

Vrasja për së gjalli, në anën tjetër, ka shumë dallim për shkak se kjo ndodh në dy forma. E para ndodh kur një regjim vret intelektualin duke i censuruar të drejtën e tij të shprehet dhe vret mendimin e lirë përmes dhunës dhe me ligje apo dënime barbare. E dyta përbën një akt vullnetar të një shoqërie dhe që nuk ka një vepër penale që e dënon atë. Vrasja për së gjalli nënkupton vrasjen e intelektualëve si z. Stavileci ku shoqëria nuk i vlerëson ata për së gjalli dhe rrjedhimisht nuk i përfill ata. Kjo ndodh kur elita politike sillet me të vërteta absolute dhe ndiqen pas nga masa në formë hyjnore, derisa klasa intelektuale konsiderohet si një zë i shterur që nuk do ta dëgjojë askush. Pra është akt vullnetar sepse shoqëria vullnetarisht zgjedh t’i injorojë ata ose ato, por edhe nuk ka vepër penale sepse siç edhe e kam cekur në shumë shkrime më herët, nuk është kundërligjore të jesh i marrë.

Ka mendime ku thuhet se secili intelektual duhet të jetë pjesë e politikës për të marrë një notë “vlerësuese” nga shoqëria. Gabimi i një mendimi të ngushtë si ky mund të vërehet me një shoqëri si Kosova ku ekziston bindja se gjithçka që është vlerë duhet të jetë pjesë e politikës. Z. Stavileci nuk besonte në parti politike dhe mendimi i tij ishte se ato “nuk dallojnë njëra prej tjetrës vetëm për shkak se mbajnë emër tjetër dhe pothuajse për asgjë tjetër”. Duhet kujtuar se politika është dhe mbetet hapësira më e ndytë e shoqërisë kosovare, dhe çfarëdo zhytje në ato ujëra ka lënë pak hapësirë për ndershmëri, përfillje dhe respekt: prandaj, mungesa e z. Stavileci në hapësirën politike duhet të shihet si vlerë e jo dobësi.

Kjo gjithashtu ndodh sepse vlera, shoqëria si vlerë i ka ekranet që janë përplot gladiatorë që rrisin vlerën përmes ofendimeve në piedestalet e kuvendit, dhe portalet që përkujdesen me dukjen e kallashëve dhe mendimet e burdushave. Vrasjen e intelektualëve mund ta vëreni edhe pas vdekjes së tyre ku menjëherë pas vdekjes i varrosin edhe veprat e tyre. Sikur të donim të dëgjonim këshillat apo të thënat e tyre shoqëria do ndërtonte biblioteka në emër tyre, mirëpo jo, prapë vazhdon rivrasjen e tyre duke emëruar autostrada ose duke i ngurtësuar në buste që kujtojë vetëm pamjen e tyre, por jo edhe veprat e tyre.

Për fund, vdekjen nuk mund ta ndalë askush, por vrasjen po! Intelektualë si z. Stavileci nuk kanë vdekur sepse ata do të mbijetojnë mijëra qeveri e parti, ata janë vrarë dhe ringjallen vetëm kur ngjallet shoqëria. Një shoqëri që flet për të vdekurit tregon që nuk njeh të gjallët. Ka një kohë të gjatë se vriten të gjallët në këtë shoqëri dhe ndryshimi mund të vijë vetëm kur shoqëria përcaktohet se çka duhet të jetë vlerë dhe të kuptojmë se kur shoqëria humb një margaritarë, ajo mbetet e “ndjerë” dhe jo margaritari. Pasuria nuk humb pronarin, por pronari pasurinë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Berisha pas vizitës së ambasadorit amerikan, “SPAK është armik i pluralizmit, amnistoi krimin elektoral”

Berisha pas vizitës së ambasadorit amerikan, “SPAK është armik i pluralizmit, amnistoi krimin elektoral”

Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Deputeti i LVV-së: Shpejt do ta bëjmë ligjin për automjete, kufizimi i importit me 10 vjet është i pakumtimtë

Deputeti i LVV-së: Shpejt do ta bëjmë ligjin për automjete, kufizimi i importit me 10 vjet është i pakumtimtë

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Inteligjenca artificiale, një mundësi historike për transformimin e administratës publike në Kosovë

Inteligjenca artificiale, një mundësi historike për transformimin e administratës publike në Kosovë

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes