12 shkurtesa për Safari që çdo përdorues i iPhone dhe iOS duhet ti dijë

E publikuar: 23/02/2019 00:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Duke qenë se Apple është prodhuesi i dytë më i madh në botë i telefonëve padyshim dhe numri i përdoruesve të iPhone i lartë ashtu edhe shfletuesit Safari.

Në këtë artikull kemi vendosur të flasim rreth disa këshillave të Safari për iPhone që duhet ti dijë çdo përdorues i iOS.

1. Zhvendosja e tabeve në iOS

Nëse keni për tendencë të mbani shumë tabe të hapura atëherë është e rëndësishme të kujdeseni për organizimin e tyre. Për ta bërë këtë duhet të hapni panelin e tabeve dhe më pas të mbani shtypur mbi njërin prej tyre për ta zhvendosur nga në krye në fund të tabeve dhe anasjelltas.

2. Shtoni tabe në Safari

Ju mund të shtoni tabe në disa mënyra. Nëse keni një model me 3D Touch mjafton të aplikoni prekjen 3D tek ikona e Safari ku do të hapet një dritare me komanda të shpejta për të krijuar një tab të ri. Gjithashtu mund të mbani shtypur butonin Tab ose të shtypni butonin “+” për të krijuar një tab të ri.

3. Mbyllja e tabeve

Ju mund të hapni tabe të reja në disa mënyra prandaj edhe ti mbyllni duhet të jenë disa mënyra. Mund të tërhiqni nga e majta mbi një tab brenda shfletuesit ose të shtypni butoni X në cepin e majtë të tyre. Gjithashtu mund të mbani të shtypur butonin Tab ku do të shfaqet menjëherë opsioni për ta mbyllur.

4. Paste and Go dhe Paste and Search

Nëse keni një URL të kopjuar, thjeshtë mbi të shtypur mbi fushën e adresës ku do të shfaqen opsionet Paste and Go dhe Paste and Search.

5. Shtoni shpejt bookmark

Mbani të shtypur mbi butonin Bookmark ku do të shfaqen komanda të shpejta për të shtuar një bookmark të ri ose shtuar faqen në listën e leximit.

6. Hapja e një sajti desktop

Edhe pse shumica e sajteve sot janë të përshtatura mjaft mirë për platforma mobile mund të hasni disa prej tyre që keni nevojë ti shikoni në formatin desktop. Në raste të tilla mbani të shtypur butonin Refresh në fushën e adresës dhe më pas shtypni Request Desktop Site.

7. Si të kërkoni tabe

Tërhiqni në krye të aplikacionit për të shfaqet një fushë kërkimi ku mund të gjeni tabet specifike që dëshironi

8. Si të mbyllni rezultat e kërkimit të tabeve

Duhet ta dini që mund të mbyllni rezultatet e kërkimit të tabeve. Për ta bërë mjafton të mbani të shtypur butonin “Cancel” në rezultatet e kërkimit.

9. Aksesoni tabet e mbyllura së fundi

Mjafton të mbani të shtypur butonin “+” për të aksesuar listën e tabeve të mbyllura

10. Aksesoni historikun para dhe pas

Mbani të shtypur ose butonin “Back” ose “Forward” për të aksesuar historikun.

11. Mbyllni menjëherë të gjitha tabet

Mbani të shtypur mbi butonin Tab ose butonin Done ku do të shfaqet opsioni për të mbyllur të gjitha tabet njëherazi.

12. Ndërtoni mbi sugjerimet e kërkimit

Ky funksion është risi për iOS 12.2 beta por është aq i mirë saqë ja vlente ta përmendim. Me këtë funksion mund të ndërtoni bazuar në sugjerimet e kërkimit në fushën e adresës së Safari pa qenë nevoja të aplikoni komandën e kërkimit. Google Chrome e ofron diçka të tillë prej kohësh.

Cila prej këshillave të lartpërmendura ishte e preferuara e juaj? A mendoni se duhej të kishim përfshirë edhe të tjera? Ndihuni të lirë të komentoni. /PCWorld Albanian

Lexo edhe: 30 shkurtesa për një shfletim më të shpejtë në Google Chrome