12 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, një në gjendje më të rëndë

E publikuar: 05/10/2020 09:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

12 pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës. Nga spitali kanë bërë të ditur se 6 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe se njëri nga këta pacientë është në gjendje të më të rëndë shëndetësore.

“Aktualisht po trajtohen 12 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 6 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 1 pacientë është në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 604 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.